Rreth Nesh

Agjencia e Mikqyrjes së Falimentit, në vijim Agjencia, është Institucion i ri, i krijuar në bazë dhe
zbatim të Ligjit ‘‘Nr. 8901, datë 23.5.2002 “Për Falimentimin”, i ndryshuar me ligjin Nr. 9911,
datë 19.05.2008 ‘’Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘‘Për Falimentimin’’.

Agjencia është person juridik publik, në varësi të Ministrit të Drejtësisë. Ajo ka filluar
funksionimin e saj të plotë prej muajit Prill 2012.
Agjencia është organi kompetent shtetëror për mbikqyrjen e veprimtarisë së administratorëve të
falimentit dhe për kontrollin e zbatimit të legjislacionit të falimentimit në Shqipëri.
Agjencia synon krijimin e një klime më të sigurt biznesi në Shqipëri, ku kreditorët, debitorët, apo
të tretët janë më të mbrojtur në interesat e tyre.

Agjencia e Mikqyrjes së Falimentit udhëhiqet nga parimet e ligjshmërisë, transparencës,
mosdiskriminimit, barazisë, deburokratizimit dhe efikasitetit.
Në fokus të aktivitetit të saj është administratori i falimentit, si një prej aktorëve me rol të
rëndësishëm e me përgjegjesi të mëdha në një proçedurë falimenti. Agjencia në respektim të
të gjitha dispozitave ligjore ka në kompetencë dhënien, heqjen ose rinovimin e liçencës për
administratorët e falimentit. Çertifikimi i administratorëve të falimentit realizohet nëpërmjet
organizimit të provimit të posaçëm, për zhvillimin e të cilit Agjencia gëzon mbështetjen e
Ministrisë së Drejtësisë. Administratorët e çertifikuar janë nën mbikqyrjen e strukturave të
specializuara të Agjencisë të cilat monitorojnë vazhdimisht ecurinë e profesionit të tyre duke
marrë masa në rastet e moszbatimi të ligjit.
Administratorët e Falimentit ushtrojnë veprimtarinë e tyre midis të tjerave edhe në përputhje
me Standartet Kombëtare të Administrimit të Masës së Falimentit dhe Kodin e Etikës, të cilat
propozohen nga Agjencia. Hartimi i këtyre standarteve dhe krahas tyre mbajtja dhe përpunimi
i të dhënave statistikore që lidhen me zbatimin e proçedurave të falimentit janë disa nga
përgjegjesitë me të cilat ligji ngarkon Agjencinë e Mbikqyrjes së Falimentit.
Ndër të tjera, në ushtrim të funksioneve të saj Agjencia ka të krijuar dhe përditëson rregjistrin
elektronik të administratorëve të falimentit duke mundësuar një hapësirë të gjerë e transparente
informimi për të gjithë subjektet interesuar.
Me rëndësi në veprimtarinë e Agjencisë së Mbikqyrjes së Falimentit është edhe roli i saj
informues mbi proçedurat e falimentimit si dhe ndërgjegjësimi mbi të mirat /dobishmërinë që
sjell zbatimi i ligjit për ato biznese të cilat gjenden në vështirësi financiare dhe përballen me
proçedurën e falimentimit.
Agjencia nëpërmjet çertifikimit të administratoreve te falimentit, mbikqyrjes së kujdesshme
të veprimtarisë së tyre, trajnimit dhe informimit të vazhdueshëm synon të vërë në lëvizje
dhe përdorim të gjitha mekanizmat ligjorë për rimëkëmbjen e bizneseve të cilat kanë nisur
proçedurën gjyqësore të falimentimit.