Në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë Nr. 4217/2, datë 28.06.2012 për miratimin e rregullores “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për procedurat dhe afatet e organizimit të provimit për licensimin e Administratorëve të Falimentit” si dhe Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë Nr.339, datë 25.07.2012 “Për caktimin e datës së provimit të kualifikimit të Administratorëve të Falimentit” pranë ambienteve të Ministrisë së Drejtësisë, në datë 04.08.2012 Ora: 09:00, do të zhvillohet provimi i kandidatëve për Administrator Falimenti.
Lista përfundimtare e kandidatëve që do kualifikohen në provimin e datës 04.08.2012 do publikohet brenda datës 31.07.2012 në Ministrinë e Drejtësisë, në faqen zyrtare të saj www.justice.gov.al & www.absa.gov.al
Bashkëlidhur këtij njoftimi ndodhet edhe programi i provimit
Programi për provimin e kualifikimit të Administratorëve të Falimentit
Kandidatët për Administrator Falimenti do të testohen për njohuritë e tyre në fushat e meposhtme:
1. Legiislacioni në fushën e falimentit ne Shqipëri
a) Ligji Nr. 8901, date 23.05.2002 “Për Falimentimin”, i ndryshuar;
b) VKM Nr. 197, date 13.04.2007 “Per kushtet dhe kriteret e percaktimit të masës së shpërblimit dhe të rimbursimit të shpenzimeve të administratorit të falimentimit”;
c) Udhëzim nr. 22, datë 29.07.2008 i MF dhe MD, “Për caktimin e Administratorëve të Perkohshem të Falimentimir;
d) Rregullore e miratuar me Urdhër të Ministrit të Drejtësisë Nr. 4217/2, datë 25/06/2012 “Per përcaktimin e rregullave të hollësishme për procedurat dhe afatet e organizimit të provimit për licensimin e Administratorëve të Falimentit’”;
e) Standardet Kombëtare për Administrimin e Masës së Falimentit.
2. Koncepte ekonomike, financiare dhe të kontabilitetit
a) Ligji nr. 9228, datë 29/04/2004 “Për Kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;
b) Standardet Kombëtare të Kontabilitetit;
c) Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
3. Njohuri të përgjithshme për legjislacionin shqiptar
a) Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë;
b) Kodi i Punës;
c) Kodi i Procedurës Civile;
d) Kodi i Procedurave Administrative;
e) Kodi Penal;
t) Kodi i Procedurës Penale;
g) Ligji nr.9901 “Per tregtarët dhe shoqëritë tregtare”;
h) Ligji nr.9723 “Per Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit”;
i) Ligji nrr.9879 date 21.02.2008 “Për titujt”;
j) VKM nr.506 “Për procedurat e regjistrimit dhe të publikimit në Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit”.







Visit Today : 1
Total Visit :1474
Hits Today :1
Total Hits :4370
Who's Online :1